Ndërlidhjet

Arrestohen gazetarë bjellorusë e ndërkombëtarë


Zyrtarët në rroba civile kanë ndaluar gazetarët e agjencive të huaja dhe të mediave lokale, Minsk, 18 shtator, 2012

Zyrtarët në rroba civile kanë ndaluar gazetarët e agjencive të huaja dhe të mediave lokale, Minsk, 18 shtator, 2012

Një grup i gazetarëve bjellorusë dhe ndërkombëtarë janë arrestuar dhe mbajtur për disa orë sot në Minsk.

Zyrtarët në rroba civile kanë ndaluar gazetarët e agjencive Reuters, Associated Press, televizionit gjerman ZDF, të kanalit opozitar bjellorus Belsat TV dhe të agjencisë lokale të lajmeve BelaPAN, derisa po mbulonin një aksion publik të lëvizjes opozitare “Tregoje të Vërtetën!”, që bën thirrje për bojkotim të zgjedhjeve parlamentare të 23 shtatorit.

Të gjithë gazetarët janë liruar më vonë. Shumë nga ta thanë se janë rrahur.

Komisioni Qendror Zgjedhor njoftoi se qytetarët bjellorusë mund të fillojnë votimin e hershëm të martën, edhe pse mbetet e paqartë se kush mund të marrë pjesë në një votim të tillë.

Nuk pritet që as në këto zgjedhje të ndryshojë përbërja e parlamentit në shtetin, që udhëhiqet nga lideri autoritar, Aleksandër Lukashenko.
XS
SM
MD
LG