Ndërlidhjet

Slloveni: Pas motrës dhe dhëndërit, e vrau edhe veten


Pamje nga Kranji në Slloveni
Pamje nga Kranji në Slloveni
Në fshatin Strazhishçe afër Kranjit në Slloveni, një person 69 vjeçar i ka vrarë dy vetë dhe i ka plagosur poashtu dy të tjerë, e pastaj e ka vrarë edhe veten.

Ky person kishte arritur para shtëpisë së fqiut, ku kishte plagosur një femër 35 vjeçare dhe një mashkull 42 vjeçar, ndërsa në një shtëpi të afërt e kishte vrarë motrën e tij 73 vjeçare dhe burrin e saj 77 vjeçar. Pas kësaj ai kishte bërë vetëvrasje.

Përfaqësuesi i policisë Leon Kader tha se hetimet po vazhdojnë dhe se motivet e sulmit nuk janë të njohura.
XS
SM
MD
LG