Ndërlidhjet

Zhivanoviq lirohet nga përgjegjësia për djegien e ambasadës amerikane


Beograd, 21 shkurt 2008.
Beograd, 21 shkurt 2008.
Gjykata e Lartë në Beograd ka liruar Millan Zhivanoviqin nga përgjegjësia për djegien e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd, ndërsa e ka dënuar me një vjet heqje lirie për vjedhje të lëndëve nga ndërtesa e ambasadës.

Gjykatësi Millan Llondroviq ka thënë se nuk ka prova, në bazë të të cilave gjykata mund të konstatojë se Zhivanoviq, i vetëm ose në grup, ka marrë pjesë në djegien e selisë së misionit diplomatik.

Zhivanoviq, student i ekonomisë, është akuzuar për pjesëmarrje në djegien e ambasadës amerikane më 21 shkurt të 2008-ës, në shenjë kundërshtimi ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Aktakuza kundër tij është ngritur më 13 prill të vitit 2009, ndërsa gjykimi ka nisur më 4 nëntor të atij viti.
XS
SM
MD
LG