Ndërlidhjet

Gjermani: Janë zotuar 28. 3 milionë euro për Kosovën


Flamuri i Gjermanisë
Flamuri i Gjermanisë
Gjermania si donatori i dytë më i madh, pas Shteteve të Bashkuara, do ta mbështesë Kosovën edhe mëtutje, për implementimin e reformave në kuadër të procesit të afrimit me Bashkimin Evropian, ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

Për këtë qëllim, gjatë konsultimeve të fundit ndërqeveritare ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, që u mbajtën sot në Prishtinë, janë zotuar mjete në vlerë prej 28.3 milionë euro, të cilat i shërbejnë implementimit të projekteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, në energjetikë, ujëra dhe arsim themelor.

Mëtutje në njoftim theksohet se me qëllim të afrimit me standardet e BE-së, është inicuar në mënyrë të përbashkët edhe menaxhimi i ujërave të zeza, pasi pastrimi i tyre nuk është bërë deri tash në Kosovë.

Konsultimet ndërqeveritare gjermano-kosovare për bashkëpunim politik zhvillimor mbahen një herë në vit.
XS
SM
MD
LG