Ndërlidhjet

Libia shpërbën milicinë joshtetërore


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet libiane kanë marrë një vendim për shpërbërjen e milicive dhe grupeve të armatosura që nuk i nënshtrohen autoritetit të shtetit.

Njoftimi u bë të shtunën vonë nga Mohammed Al-Megarief, kreu i Asamblesë Kombëtare të Libisë.

Autoritetet gjithashtu vendosën që t’i bëjnë bashkë ushtrinë, forcat e Ministrisë së Brendshme dhe brigadat e Ministrisë së Mbrojtjes që përbëhen nga ish-kryengritësit.

Njoftimi erdhi pasi dy grupe paramilitare islamike, Abu Slim dhe Ansar al-Sharia, thanë se do t'i ulin armët dhe do të braktisin bazat e tyre në qytetin lindor të Dernas.

Lëvizja vjen një ditë pasi që banorët në qytetin lindor të Bengazit u rebeluan kundër milicisë, derisa nga dhuna u vranë të paktën 10 njerëz.
XS
SM
MD
LG