Ndërlidhjet

Në Irak, militantët marrin kontrollin e burgut


Ilustrim

Ilustrim

Nga Iraku raportohet se militantët kanë marrë nën kontroll një burg në qytetin e Tikrit, pas përleshjeve të mëdha me rojat e burgut, të cilët kishin lejuar disa të burgosur që të ikin nga burgu.

Ende nuk është e qartë nëse trazirat filluan nga një sulm i jashtëm, nga ndonjë protestë brenda burgut, apo ndoshta nga të dyja këto shkaqe.

Zyrtarët thonë se njerëz të armatosur kanë sulmuar burgun mbrëmë vonë, pas një shpërthimi të një makine bombë jashtë portës kryesore.

Ende nuk dihet numri i të burgosurve që kanë ikur nga burgu.
XS
SM
MD
LG