Ndërlidhjet

Paviqeviq: Dogana në Kosovë si “Hong Kongu në Kinë”


Beograd
Beograd
Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Prishtinën, Dejan Paviqeviq, ka thënë se Serbia do të insistojë në neutralitet maksimal të statusit të doganave të Kosovës.

“Ne do të insistojmë që ata të sillen në përputhje me faktin se Kosova është një territor i veçantë doganor, njëjtë sikur Hong Kongu që është territor i ndarë doganor në kuadër të Kinës. Por, më shumë do të këmbëngulim në rolin e EULEX-it”, ka thënë Paviqeviq për mediat serbe.

Ish-kryenegociatori serb, Borisllav Stefanoviq, ka nënshkruar në muajin shkurt Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit me Kosovën.

Qeveria e Serbisë, këtë javë, i ka dërguar letër shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, në të cilën thuhet se Beogradi pranon të nisë zbatimin e marrëveshjes në fjalë.
XS
SM
MD
LG