Ndërlidhjet

Thaçi takoi William Burnsin


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar zëvendëssekretarin e Departamentit amerikan të Shtetit, William Burns.

“Kosova ka përmbyllur një etapë të rëndësishme, atë të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, por ky proces merr kuptim vetëm me hapjen e kapitullit të ri, atij të integrimit euroatlantik që është edhe vizioni i shtetit të Kosovës”, ka thënë Thaçi në takim.

Sipas tij, Kosova po përmbush reformat e nevojshme dhe pret me të drejtë dritën e gjelbër nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Burns, nga ana e tij, ka thënë se Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të vazhdojnë të jenë mike të Kosovës, si dhe do të ofrojnë mbështetjen e vazhdueshme ndaj zhvillimit të mëtutjeshëm të shtetit kosovar.
XS
SM
MD
LG