Ndërlidhjet

Arrestohet ish-presidentja e Filipineve


Gloria Arroyo - Ish presidente e Filipineve
Gloria Arroyo - Ish presidente e Filipineve
Ish-presidentja e Filipineve, Gloria Macapagal Arroyo është arrestuar sot nën dyshimet për plaçkitje.

Policia thotë se Arroyo është arrestuar nën akuzat për thurjen e një konspiracioni për të plaçkitur rreth 9 milionë dollarë nga fondet e një lotarie shtetërore.

Arroyo do të qëndrojë përkohësisht në Qendrën Mjekësore të Veteranëve, për shkak të problemeve me tension dhe dehidrim.

Ky është urdhër arresti i tretë i lëshuar kundër Arroyos, e cila është liruar me kusht në muajin korrik, pasi kishte kaluar tetë muaj në qendrat e ndalimit të të njejtit spital, nën akuzat për mashtrim gjatë zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG