Ndërlidhjet

Lejohet aktiviteti përkujtimor për gazetaren ruse Anna Politkovskaya


Anna Politkovskaya - Gazetarja e ndjerë ruse (foto nga arkivi)
Anna Politkovskaya - Gazetarja e ndjerë ruse (foto nga arkivi)
Autoritetet e Moskës kanë dhënë leje për aktivitetin përkujtimor të gazetares së vrarë, Anna Politkovskaya, por jo në lokacionin e kërkuar nga organizatorët.

Departamenti për Siguri i Moskës bëri të ditur se aktiviteti përkujtimor është aprovuar të mbahet në Sheshin Novopushkinskay më 7 tetor, e jo në sheshin Pushkinskaya, në qendër të Moskës, ashtu siç kishin kërkuar organizatorët.

Sipas autoriteteve, sheshi Pushkinskaya do të jetë “i zënë” në atë datë dhe në atë kohë. Aprovimi specifikon se vetëm deri në 200 njerëz mund të mblidhen në këtë aktivitet.

Gazetarja Anna Politkovskaya ishte vrarë më 7 tetor të vitit 2006, brenda ndërtesës së saj të banimit, pas publikimit të disa artikujve kritikë ndaj veprimeve të ushtrisë ruse në Çeçeni. Ende nuk janë zbardhur rrethanat e vrasjes së saj.
XS
SM
MD
LG