Ndërlidhjet

Federer kërcënohet me vdekje


Roger Federer
Roger Federer
Mediat shtetërore të Kinës raportojnë se siguria për turneun e tenisit Shanghai Masters është forcuar pas një kërcënimi me vdekje në internet, që është bërë kundër lojtarit numër një në botë, Roger Federer.

Organizatorët e Shanghai Masters, që fillon të dielën, thonë se janë duke e marrë “seriozisht” kërcënimin e çuditshëm me vdekje në internet.

Një bloger i panjohur, duke përdorur emrin “Blue Cat Polytheistic Religion Founder 07” ka postuar kërcënimin, duke thënë se Federer do të vritet më 6 tetor “me qëllim të asgjësimit të tenisit”.

Përdoruesi gjithashtu ka postuar një foto të montuar që tregon Federerin pa kokë dhe në gjunjë në një fushe tenisi, derisa një ekzekutor me sëparë i qëndron pranë.
XS
SM
MD
LG