Ndërlidhjet

Aktakuzë ndaj spiunit të Assad-it


Gjykatë gjermane në Gjermani
Gjykatë gjermane në Gjermani
Prokurorët gjermanë thanë të premten se kanë ngritur aktakuzë ndaj një personi, i cili u arrestua në muajin shkurt, duke e akuzuar atë për spiunazh në emër të shërbimeve siriane të inteligjencës.

Gjermania ka protestuar në fillim të vitit, në lidhje me atë që e ka quajtur mbikëqyrje të sirianëve që jetojnë në Gjermani.

I pandehuri, një 48-vjeçar me origjinë libaneze, është liruar me kusht, pasi që ka pranuar se po i vëzhgonte mërgimtarët sirianë që nga viti 2007.

Ai ka mundësi të gjykohet në Berlin.
XS
SM
MD
LG