Ndërlidhjet

Përleshje në Pakistan, disa të vrarë


Pakistan
Pakistan
Përleshjet në veriperëndim të Pakistanit kanë lënë të vrarë gjashtë militantë dhe pesë pjesëtarë të një milicie anti-talibane.

Shkëmbimet me armë zjarri janë zhvilluar në fshatin Akakhel të qarkut Khyber.

Zyrtarët u kanë thënë agjencive të lajmeve se sulmuesit kishin lidhje me Lashkar-e-Islam-in, një grup i paligjshëm militant.

Sulmuesit kryengritës qëllojnë vazhdimisht forcat e sigurisë dhe fiset pro-qeveritare në Khyber, i cili shërben si rrugë furnizimi për trupat e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s, që luftojnë talibanët në Afganistan.
XS
SM
MD
LG