Ndërlidhjet

ICG paralajmëron "krizë shkatërruese" në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim
Një raport i ri paralajmëron se Afganistani është duke lëvizur drejt një krize potenciale shkatërruese politike, derisa forcat luftarake të NATO-s pritet të tërhiqen dhe qeveria afgane përgatitet të marrë kontrollin e sigurisë në vitin 2014.

Raporti i titulluar “Afganistani: Rruga e gjatë dhe e vështirë e tranzicionit 2014”, është përgatitur nga Grupi Ndërkomëbtar i Krizave me seli në Bruksel.

Candace Rondeaux, analiste e organizatës për Afganistanin citohet të ketë thënë se ekziston “një rrezik real” që qeveria afgane e mbështetur nga SHBA të rrëzohet pas largimit të NATO-s në vitin 2014.

“Ushtria afgane dhe policia nuk janë të përgatitur sa duhet për tranzicionin”, thuhet në raport.

Raporti thotë se stabiliteti është i kërcënuar edhe më tej nga dështimi i qeverisë për t'u përgatitur për zgjedhje të ndershme.
XS
SM
MD
LG