Ndërlidhjet

Lideri armen i opozitës akuzohet për shpëlarje parash


Vartan Oskanian - Ish ministri i jashtëm armen
Vartan Oskanian - Ish ministri i jashtëm armen
Autoritetet armene kanë akuzuar një ligjvënës të njohur të opozitës armene për shpëlarje parash, në një rast që kritikët e konsiderojnë si të motivuar politikisht.

Vartar Oskanian, një ish-ministër i punëve të jashtme, është thirrur sot në Shërbimin Kombëtar të Sigurisë dhe është akuzuar zyrtarisht për përvetësim të 1.4 milion dollarëve, të dhuruara nga një filantropist amerikan për fondacionin e tij, në fund të vitit 2010.

Parlamenti i Armenisë javën e kaluar ia hoqi imunitetin Oskanianit.

Nga ana tjetër, akuzat kundër tij ai i përshkruan si “persekutim politik”, që ka për qëllim ta dëmtojë atë dhe partinë e tij “Partia Prosperuese Armene”, pak kohë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, të planifikuara për muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG