Ndërlidhjet

FMN thotë se ekonomia botërore mund të rimëkëmbet vitin e ardhshëm


Ilustrim

Ilustrim

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se ekonomia botërore vazhdon të jetë e dobët dhe pritet që të rritet ngadalë gjatë vitit të ardhshëm

Në raportin më të ri, “Pikëpamja e Ekonomisë Botërore”, FMN-ja parashikon që ekonomia globale do të zgjerohet për 3.3 % gjatë këtij viti, shifër kjo më e ulët sesa ajo prej 3.5 % që ishte parashikuar në muajin korrik.

Raporti parasheh mundësinë që kriza të zgjasë nëse politikbërësit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ndërmarrin veprime për tu përballur me “sëmundjet” e tyre ekonomike.

Raporti parashikon një rënie prej 0.4 % të Bruto Produktit të Brendshëm në eurozonë dhe thotë se SHBA-ja është duke në një pozitë të rrezikshme, për shkak të shkurtimeve të shpenzimeve dhe rritjes së taksave.

Sipas raportit të FMN-së, tregje si ai i Kinës, Indisë, Rusisë dhe Brazilit gjithashtu do të përjetojnë një rritje të ngadaltë.
XS
SM
MD
LG