Ndërlidhjet

Kongresi mban seancë për sulmin në konsulatën amerikane në Libi


Libraria e Kongresit në Washington,D.C.
Libraria e Kongresit në Washington,D.C.
Një komitet i Kongresit pritet të mbajë sot një seancë lidhur me situatën e sigurisë, pas sulmit vdekjeprurës të para një muaji në konsulatën amerikane në Libi.

Sulmi i 11 shtatorit në misionin Benghazi la të vrarë ambasadorin amerikan në Libi, Chris Stevens dhe tre pjesëtarë të tjerë amerikanë të personelit të ambasadës.

Në prag të seancës, zyrtarët amerikanë thonë se nuk ka pasur indikacione se ky sulm do të vinte në këtë mënyrë dhe nuk kishte pasur “asgjë të pazakontë” rreth misionit Benghazi përpara këtij sulmi.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit amerikan të shtetit kanë sugjeruar që sulmi mund të jetë shkaktuar nga protestat lidhur me një video të prodhuar në Amerikë, e cila tallej me Profetin Muhamed.

Incidenti ka shkatuar një debat të ashpër në Washington, vetëm disa javë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në vend.
XS
SM
MD
LG