Ndërlidhjet

Pakistan: Raportohet për 5 të vrarë nga sulmi me raketë


Ilustrim
Ilustrim
Raportohet se një raketë amerikane ka vrarë pesë njerëz në veriperëndim të Pakistanit, në afërsi me kufirin afgan.

Zyrtarët e inteligjencës së Pakistanit thanë se raketa është gjuajtur mëngjesin e sotëm, në një shtëpi në afërsi të qytetit Mir Ali në Vaziristanin Verior.

Kjo zonë është vatër e Talebanëve dhe grupeve të tjera të lidhura me Al-Qaedën.

Zyrtarët amerikanë thonë se ata besojnë që sulmet janë mjet i rëndësishëm për t’iu kundërvënë militantëve anti-amerikanë.

Shumë liderë të grupeve ekstreme islamike janë vrarë në sulme të ngjashme.
XS
SM
MD
LG