Ndërlidhjet

Bashkimi Evropian fiton çmimin Nobel për Paqe


Ilustrim
Ilustrim
Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2012 e ka fituar Bashkimi Evropian, për rolin e tij afatgjatë në bashkimin e kontinentit.

Komiteti Norvegjez i Paqes tha sot se BE-së i është ndarë ky çmim për kontributin që ka dhënë për gjashtë dekada në “avansimin e paqes dhe pajtimit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Evropë”.

Përmes një deklarate, komiteti e ka uruar institucionin që përbëhet nga 27 vende anëtare për rolin e dhënë në shpërndarjen e stabilitetit në ish-vendet komuniste, pas rrëzimit të Murit të Berlinit në vitin 1989.
XS
SM
MD
LG