Ndërlidhjet

Opozita e majtë çeke fiton zgjedhjet


Ilustrim
Ilustrim
Partitë opozitare të krahut të majtë partitë, duke përfshirë edhe komunistët, kanë fituar shumicën e votave në zgjedhjet rajonale dhe për Dhomën e Lartë të Senatit në Republikën Çeke.

Rezultatet e zgjedhjeve që u zhvilluan të premten dhe të shtunën po shihen si një humbje për partinë në pushtet, Partia Qytetare Demokratike, e cila ka humbur mbështetjen publike për shkak të masave shtrënguese dhe skandaleve korruptive.

Rezultatet tregojnë se Social Demokratët kanë fituar zgjedhjet për asambletë lokale në nëntë nga 13 rajonet, duke marrë më shumë se 23 për qind të votave të përgjithshme.

Partia Komuniste, partia pasardhëse e regjimit totalitar të Çekosllovakisë, ka fituar në dy rajone.

Zyrtarët thanë se pjesëmarrja në votime ishte rreth 37 për qind. Votimi për një të tretën e 81 vendeve në Senat do të vendoset në balotazhet që mbahen të premten dhe të shtunën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG