Ndërlidhjet

Malala mund të dërgohet për shërim jashtë vendit


Mjekët duke ndihmuar Malala Yousafzain

Mjekët duke ndihmuar Malala Yousafzain

Pakistani tha se Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të dërgojnë një ambulancë ajrore për vajzën 14-vjeçare pakistaneze të qëlluar nga talebanët, në rast se mjekët vendosin ta dërgojnë jashtë vendit për shërim.

Ambasadori i Islamabadit në Emiratet e Bashkuara, Jamil Ahmed Khan tha se vizat janë duke u finalizuar për ekuipazhin dhe gjashtë mjekët që do ta shoqërojnë vajzën gjatë fluturimit.

Khan tha se marrëveshjet për trajtimin e vajzës janë bërë në tri spitale në Dubai dhe Abu Dhabi.

Më herët, ushtria pakistaneze ka thënë se asnjë vendim nuk është marrë për ta dërguar vajzën jashtë, por ambulanca ajrore është pjesë e planit të paparashikuar.

Një taliban i armatosur e qëlloi Malala Yousufzain të martën, për shkak se ajo promovonte arsimin për vajza dhe kritikonte lëvizjen islamike fundamentaliste.
XS
SM
MD
LG