Ndërlidhjet

Grubjeshiq: BE s'e ndërron formulimin për integritetin e Kosovës


Suzana Grubjeshiq
Suzana Grubjeshiq
“Nuk është e mundur që Bashkimi Evropian ta ndryshojë formulimin mbi integritetin territorial të Kosovës në strategjinë për zgjerim”, ka thënë nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë, Suzana Grubjeshiq.

“Komisionari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule ka thënë se Komisioni nuk do të ndryshojë formulimin, por, pasi që është hedhur në momentin e fundit, frikësohem se komisioni as që është pyetur”, ka thënë ajo për gazetën serbe, “Blic”.

Komentet e saj vijnë pasi që presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq ka thënë se do të kërkojë nga BE-ja, që ta ndryshojë këtë formulim, që sipas tij, është i papranueshëm për Serbinë.

Ndërkohë, e pyetur se kush ka ndikuar që të futet termi integritetet territorial, Grubjeshiq ka thënë se kjo është kërkuar nga “një nga vendet anëtare” të BE-së.
XS
SM
MD
LG