Ndërlidhjet

Turqia ndalon dhe liron avionin armen


Ankara - foto arkivi
Ankara - foto arkivi
Autoritetet turke i kanë lejuar një avioni armen të vazhdojë udhëtimin për në Siri, pasi e kanë urdhëruar të aterojë në lindje të Turqisë.

Aeroplani udhëtonte drejt qytetit Alepo, ku ndodhet komuniteti më i madh armen në Siri.

Ankaraja, me pajtimin e autoriteteve armene, ka kontrolluar ndihmat humanitare që bartte aeroplani.

Turqia ka shtuar përpjekjet për të ndaluar shfrytëzimin e hapësirës së saj ajrore për të furnizuar regjimin sirian me armë.

Javën e kaluar, ajo ka ndaluar një avion nga Moska, për të cilin ka thënë se ka bartur municion për ushtrinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG