Ndërlidhjet

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore


Ilustrim
Ilustrim
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore mbrëmë në rajonin e Ferizajt ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar tre persona, me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ‘Trafikim me qenie njerëzore’, si dhe ka identifikuar një viktimë të trafikimit.

Personat e arrestuar janë tre meshkuj dhe kanë shtetësi kosovare.

Pas identifikimit të viktimës së trafikimit, femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë, hetuesit policorë kanë zhvilluar hetime në pista të ndryshme, të cilat kanë sjellë deri tek identifikimi dhe arrestimi i personave të dyshuar.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe ndaj të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
XS
SM
MD
LG