Ndërlidhjet

Nike ndërpret kontratën me Armstrongun


Lance Armstrong
Lance Armstrong
Nike ka ndërprerë kontratën me Lance Armstrongun pas dyshimeve se ai ka marrë substanca të ndaluara dhe ka akuzuar yllin e turpëruar të çiklizmit se e ka mashtruar sponsorin e tij për vite me radhë, raporton AFP.

“Për shkak të provave në dukje të pakapërcyeshme që Lance Armstrong ka marrë pjesë në një program dopingu dhe ka mashtruar Nike-n për më shumë se një dekadë, me trishtim të madh kemi përfunduar kontratën tonë me të,”, ka thënë gjiganti i mallrave sportive në një deklaratë të shkurtër.

Më parë, vetë Armstrong njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të fondacionit bamirës kundër kancerit, Livestrong.

Ai tha se nuk dëshiron që polemika mbi karrierën e tij të çiklizmit ta çorientojë misionin e fondacionit për të ndihmuar njerëzit me kancer.
XS
SM
MD
LG