Ndërlidhjet

Pianisti turk akuzohet për blasfemi


Fazil Say
Fazil Say
Një pianist dhe kompozitor i njohur turk u paraqit sot para një gjykate në Stamboll, për ta mbojtur veten kundër akuzave për blasfemi.

Fazil Say, i cili ka luajtur me Orkestrën Filarmonike të New Yourk-ut dhe me Orkestrën Simfonike të Berlinit, po gjykohet për postimet e tij në rrjetet sociale, e veçanërisht për një postim të muajit prill, ku tallej me një thirrje për lutje, që zgjati vetëm 22 sekonda.

“Pse po nxitohesh? A e ke një dashnore që po të pret apo ndonjë gotë raki në tavolinë?”, kishte postuar Fazil Say në Twitter.

Në qershor, prokurorët ngritën padi kundër Say për nxitje të urrejtjes publike dhe për fyerje të vlerave fetare.

Ai mund të përballet me 18 muaj burgim nëse shpallet fajtor.

Say, i cili ka shërbyer si ambasador i kulturës për Bashkimin Evropian, i ka mohuar akuzat ndaj tij dhe ka kërkuar që të lirohet nga këto akuza.

Gjykimi i tij është shtyrë deri më 18 shkurt.
XS
SM
MD
LG