Ndërlidhjet

Në Kirgizi, miratohet projektligji kundër rrëmbimit të nuseve


Një nuse dhe një dhëndrr gjatë një dasme masive në Bishkek ( Maj 2011)
Një nuse dhe një dhëndrr gjatë një dasme masive në Bishkek ( Maj 2011)

Ligjvënësit e Kirgizisë miratuan sot në lexim të dytë një projektligj që e rritë afatin e burgimit për rrëmbimin e nuseve, nga 3 deri në 7 vjet.

Një lexim i tretë i projektligjit nevojitet para se legjislacioni i ri të miratohet nga parlamenti dhe të ratifikohet nga presidenti, në mënyrë që ligji të hyjë në fuqi.

Rreth 30 aktivistë të të drejtave të njeriut në Kirgizi iu drejtuan më herët gjatë ditës ndërtesës së parlamentit në Bishkek, duke kërkuar dënimin më të ashpër për rrëmbyesit e nuseve.

Aktivistët thonë se më shumë se 10 mijë vajza kirgize, shumë prej të cilave adoleshente, rrëmbehen çdo vit në martesat e detyruara.

Muajin e kaluar, një burrë u dënua me gjashtë vjet burg, pasi një vajzë e re që ai e kishte rrëmbyer, e vari veten.

Ky ishte dënimi i parë me burg i dhënë ndonjëherë në Kirgizi në lidhje me rrëmbimin e nuseve.
XS
SM
MD
LG