Ndërlidhjet

Iran: Janë varur tre “terroristë” për sulme me bomba


Pamje nga varrimi i të vrarëve nga sulmi me bombë në Zahedan të Iranit në korrik të vitit 2010
Pamje nga varrimi i të vrarëve nga sulmi me bombë në Zahedan të Iranit në korrik të vitit 2010
Sistemi i drejtësisë së Iranit ka njoftuar sot se tre terroristë janë varur në provincën juglindore Sistan-Baluçistan, për shkak të sulmeve me bomba në vitin 2010, me ç’rast ishin vrarë 67 njerëz.

Të tre ata janë varur në burgun Zahedan.

Sulmet kishin ndodhur në qytetin Zahedan në korrik të vitit 2010 dhe në Çabahar në dhjetor të po këtij viti.

Sistemi i drejtësisë i këtij vendi i quan ata “terroristë”, por nuk përmendet grupi kryengritës sunit, Jundallah, i cili e kishte marrë përgjegjësinë për sulmet me bomba.
XS
SM
MD
LG