Ndërlidhjet

Degert: Serbia jo në BE, pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës


Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Vincent Degert.
Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Vincent Degert.
Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet para hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian, ka thënë në Beograd, shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Vincent Degert.

Ai ka thënë se tashmë dihen kushtet që duhet t’i plotësojë Serbia për të hyrë në Bashkimin Evropian, dhe se nuk do të paraqesë të reja.

“Bashkimi Evropian nuk paraqet kushte të reja, kriteret e Kopenhagës janë të njëjta për të gjitha, ndërsa çështja e Kosovës duhet të zgjidhet para hyrjes së Serbisë në BE“, ka thënë Degert.

Ai ka bërë këto komente derisa ka paraqitur rezultatet e një ankete, sipas së cilës 48 për qind e qytetarëve të Serbisë e mbështesin hyrjen e Serbisë në BE, ndërsa 33 janë kundër kësaj.

Ndërkaq, në anketë thuhet se është gjithnjë e më i madh numri i atyre që mendojnë se vendi sot është shumë më larg BE-së sesa që ka qenë në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG