Ndërlidhjet

KE e shqetësuar mbi gjendjen e grevistëve


Pamje nga Tirana

Pamje nga Tirana

Komisioni Evropian ka shfaqur shqetësimin në lidhje me grevën e urisë njëmujore të ish të përnjdekurve politikë në Shqipëri, dhe ka kërkuar që zgjidhja të gjendet përmes dialogut.

Peter Sano, zëdhënës i Komisionarit për Zgjerim Stefan Fule, ka thënë se zyrtarët evropian kërkojnë zgjidhje të shpejtë përmes rrugëve demokatike.

“Ne jemi të shqetësuar me situatën dhe shprehim keqardhje për situatën në lidhje me njerëzit që janë në grevë urie. Kjo situatë, duhet të jetë prioritet i menjëhershëm për të gjithë të përfshirët dhe sa i përket shqetëismeve që i ngrenë ish të përndjekurit politikë, ne inkurajojmë një dialog të qetë dhe konstruktiv, për t’u marrë me këtë çështje dhe dialogun në mes të autoriteteve dhe organizatave të shoqërisë civile.. dhe të zhvillohet në kornizë të institucioneve demokratike dhe në përputhje me ligjet në fuqi”, tha Sano.

Ish të përndjekurit kërkojnë që të marrin dëmshpërblim për ditët e kaluara në burg.

Ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka shpallur si të paligjshme grevën e urisë së ish të përndjekurve politikë duke kërkuar edhe shpërndarjen e saj.
XS
SM
MD
LG