Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi njofton edhe LDK-në për takimin


Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic

Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ngjashëm, si në takimet e mëhershme me presidenten Atifete Jahjaga dhe nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala, Thaçi me Mustafën, bisedoi për takimin e tij me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Baroneshën Catherine Ashton dhe me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daciq.

Edhe në këtë takim, sipas komunikatës për media të kabinetit qeveritar, është "konstatuar që të vazhdohet me procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të krijimit të raporteve ndërshtetërore, të stabilitetit rajonal dhe perspektivës Evropiane".

Takimi është zhvilluar të premten në Bruksel, ndërsa është vlerësuar nga kryeministri Thaçi si "hapje e një kapitull të ri, një etape të re në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Serbi".

Kundër këtij takimi ka protestuar sot Lëvizja Vetëvendosje, protestë kjo që ka rezultuar me përleshje me Policine e Kosovës.
XS
SM
MD
LG