Ndërlidhjet

logo-print

Përleshje në Afganistan, disa të vrarë


Ilustrim

Ilustrim


Militantët talibanë i zunë pritën një konvoji në perëndim të Afganistanit, duke lënë të vrarë të paktën gjashtë anëtarë të forcave të sigurisë.

Sulmi ndodhi mëngjesin e sotëm në provincën Herat.

Zëdhënësi i kësaj province tha se forcat talibane kishin hapur zjarr në këtë konvoj në distriktin Obe.

Në mesin e të vrarëve është edhe komandanti i forcave të sigurisë i këtij distrikti, si dhe komandanti i sigurisë në detyrë i distriktit fqinj, Chesht.

Raportet rreth kësaj përleshje japin shifra të ndryshme rreth numrit të viktimave. Zyrtarët e distriktit Obe thonë se janë vrarë pesë policë, pesë ushtarë dhe tre talibanë.

Nga ana tjetër, policia në Herat thotë se janë vrarë disa militantë, përfshirë një komandant lokal. Sipas tij, gjashtë policë janë vrarë gjatë përleshjeve.
XS
SM
MD
LG