Ndërlidhjet

Niset ekipi ndërkombëtar për në Stacionin Hapësinor


Ilustrim
Ilustrim
Një anije kozmike me një ekuipazh ndërkombëtar është nisur për në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Raketa ruse është nisur sot nga Baikonuri i Kazakistanit. Ajo është duke mbajtur dy kozmonautë rusë, Oleg Novitskiy dhe Evgeny Tarelkin, si dhe një astronaut amerikan, Kevin Ford.

Ata do të kalojnë më shumë se katër muaj në stacionin hapësinor dhe pritet të kryejnë më shumë se 50 eksperimente.

Në raketë gjithashtu janë vendosur pajisje dhe furnizime të ndryshme.

Tre burrat do t’i bashkohen një ekipi tjetër të përbërë nga anëtarë amerikanë, rusë dhe japonezë, që tanimë veç ndodhen në stacionin hapësinor, të cilët pritet të kthehen në tokë më 12 nëntor.
XS
SM
MD
LG