Ndërlidhjet

logo-print

Besimi fetar në kuadër të Edukates Qytetare


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Në procesin mësimor të ciklit lartë në Kosovë, do të futet si pjesë ndërkurikulare në lëndën e Edukatës Qytetare, edhe besimi fetar.

Kjo për arsye se Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ka bërë marrëveshje me programin Tony Blair Faith Foundation.

Kjo organizatë e cila vepron në 18 shtete të botës, ka ardhur edhe në Prishtinë, ku është duke trajnuar arsimtarët, në mënyrë që ata ta aplikojnë tek nxënësit orën e mësimit që i përket besimit.

Zethane Ulaj, arsimtare e historisë punon me nxënësit e klasave të 7-ta dhe të 9-ta. Ajo po merr pjesë në trajnimin në fjalë.

Zonja Ulaj shpjegon për rëndësinë e programit që do të aplikohet nëpër shkolla.

Ky program shërben që t’i ofrojmë vetes një besim më të madh, pra në këtë rast nxënësve, derisa në tërësi është si lëndë religjioni. Por, në mënyrë indirekte ku mund të komunikojmë shkolla e një shteti me një shkollë të një shteti tjetër, ku mund të flitet për të mirat e një besimi të tyre fetar.Kjo ka të bëjë me një diversitet kulturor dhe religjioz”.

Në kuadër të librit ‘Edukata Qytetare’, ne flasim për diversitetin global por edhe atë shtetëror. Ne në vendin tonë i kemi tri besime, andaj do të shkëmbehen dituri rreth feve. Nëse bëhen këto lidhje do të ketë pozitivitet sepse do të shkëmbehen dituri, dhe do të fillohet me bashkëpunim edhe me shtete tjera, dhe nëse përdoret drejt dhe saktë do të ketë efekt pozitiv”, shprehet Ulaj.

Florije Prekazi, arsimtare, pjesëmarrëse e trajnimit, pohon se shkëmbimi i përvojave në shumë fusha të ndryshme mes nxënësve kosovarë dhe atyre në botë, do të bëhet përmes video-konferencave.

Është program arsimor, ku përmendet edhe besimi. Qëllimi ishte për t’i zhvilluar shkathtësitë e dialogut, dhe të kontaktohet mes nxënësve tonë dhe atyre në botë përmes video konferencave, me një ndërmjetësues, në këtë rast arsimtari, në të dyja anët”, thotë Prekazi.

Ndërkaq udhëheqës i divizionit të sigurimit të cilësisë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramush Lekaj, deklaron për Radion Evropa e Lirë se programi në fjalë nuk do t ë futet si lëndë në shkolla, por që do të jetë në kuadër të një lënde.

Ky program është një bashkëpunim mes nxënësve të Kosovës dhe nxënësve të shteteve të tjera , rreth shprehjes së besimit të njëri tjetrit dhe ngjarjeve t ë cilat ndodhin në formë debatesh në shtetet përkatëse me të cilët komunikohet”.

Rëndësia është se nxënësit mes vete informohen dhe komunikojnë për gjëra të rëndësishme për moshën e tyre. Do të ketë tema që i përkasin kurikulave të shteteve përkatëse me atë të Kosovës. Nuk do të jetë lëndë mësimore dhe do të jetë temë që mund të trajtohet si pjesë ndërkurikulare që do të jetë pjesë e shkencave shoqërore”, sqaron Lekaj.

Në anën tjetër, trajneri i “Tony Blair Faith Foundation”, Ian Jamison, thotë për Radion Evropa e Lirë, se trajnimi i arsimtarëve kosovarë ka për qëllim ndihmën e të rinjve në Kosovë që të zhvillojnë shkathtësi të caktuara, që të bëhen qytetarë globalë.

Kemi përgatitur module të përpikta që do t’u ofrohen arsimtarëve, në mënyrë që ata t’u ndihmojnë nxënësve të tyre që t’i zhvillojnë këto shkathtësi të dialogut, dëgjimit aktiv që do të jenë pjesë e shoqërisë. Elementi i besimit, është një koncept shumë i gjerë këtu”.

Ne jemi një program arsimor dhe jemi këtu që të ndihmojmë të rinjtë, që të kuptojnë se çka mendojnë edhe të rinjtë në anën tjetër të botës. Ne jemi në 18 shtete të botës dhe qëllimi jonë është që të lidhen shkollat në Kosovë, me ato shkolla që tashmë janë duke aplikuar këtë program”, bën të ditur Jamison.

Në këtë program janë përfshirë pesë shkolla fillore të Prishtinës, "Naim Frashëri", "Meto Bajraktari", "Ismail Qemajli", Hilmi Rakovica" dhe "Faik Konica".
  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

XS
SM
MD
LG