Ndërlidhjet

Beograd: Takimi për Kosovën përfundon pa deklarata


Ivica Dacic dhe Aleksandar Vucic (Pamje nga Arkivi)
Ivica Dacic dhe Aleksandar Vucic (Pamje nga Arkivi)
Në ndërtesën e Presidencës së Serbisë ka përfunduar takimi i autoriteteve të larta serbe, në të cilin është dashur të shqyrtohet projekt-platforma për Kosovën.

Sipas mediave serbe, në takim kanë marrë pjesë: presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, kryeministri Ivica Daçiq, zëvendëskryeministri Aleksander Vuçiq, drejtori i Zyrës për Kosovën, Aleksander Vulin, nënpresidentja e qeverisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiq, dhe ministri i Jashtëm, Ivan Mërkiq.

Takimi ka zgjatur rreth një orë, ndërsa të pranishmit nuk kanë dhënë deklarata për mediat.
XS
SM
MD
LG