Ndërlidhjet

Clinton do të udhëtojë për në Ballkan dhe Algjeri


Hillary Clinton
Hillary Clinton
Departamenti amerikan i shtetit përmes një komunikate njofton se sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton do të udhëtojë për në Alegjeri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci, nga data 29 tetor deri më 2 nëntor.

Sekretarja e shtetit do të udhëtojë në Ballkan për të dëshmuar edhe një herë interesimin, përkushtimin dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë rajon dhe të ardhmen e tij në integrimet evropiane dhe euro-atlantike.

Në Bosnjë, Serbi dhe Kosovë Clinton do të shoqërohet nga baronesha Catherine Ashton, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë.

Në Prishtinë dhe Beograd, Clinton dhe Ashton do të flasin për çështje të bashkëpunimit bilateral dhe do ta përsërisin qëndrimin e SHBA-së dhe BE-së që Serbia dhe Kosova duhet të respektojnë marrëveshjet e arritura dhe të avansojnë në dialogun e tyre, si dhe do t’i inkurajojnë palët në marrjen e hapave konkret që do tu mundësojnë të dyja vendeve të përparojnë në rrugët e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG