Ndërlidhjet

Rusët thonë se e kanë parandaluar një sulm terrorist


Pamje nga Kazani (20 tetor 2012)
Pamje nga Kazani (20 tetor 2012)
Shërbimi Federal Rus i Sigurisë tha se një operacion i sigurisë në Kazan ka parandaluar një sulm të madh terrorist, që parashihej të ndodhte gjatë festës myslimane.

Ky shërbim tha se kishte siguruar informata se një grup militant ishte duke përgatitur një sulm të madh terrorist gjithëpërfshirës në zonat e populluara më 26 tetor.

Sulmi mendohej se ishte planifikuar të realizohej në kohën kur myslimanët e rajonit të Tatarstanit do të shënonin festën e Kurban Bajramit.

Shërbimi rus thotë se tre militantë dhe një anëtar i forcave speciale u vranë gjatë këtij operacioni special.
XS
SM
MD
LG