Ndërlidhjet

Haxh: Besimtarët e gjuajnë me gurë djallin


Mali Arafat
Mali Arafat
Besimtarët myslimanë kanë marshuar në luginën në lindje të qytetit të shenjtë të Mekës, për të marrë pjesë në ritualin fetar, që njihet si hedhja me gurë e djallit.

Ky është rituali i fundit i haxhit pesëditor që mbahet çdo vit në Arabinë Saudite.

Ngjarja në afërsi të qytetit të Minas mund të zgjasë tri ditë.

Për ta përfunduar ritualin, një pelegrin duhet të hedhë guralecët në tri muret, që simbolizojnë djallin.

Pelegrinët kanë mbledhur gurë gjatë natës në një qytet tjetër të shenjtë, Muzdalifah.

Është vlerësuar se më shumë se 3 milionë pelegrinë po marrin pjesë në haxhin e këtij viti.

Sipas parimeve të Islamit, të gjithë myslimanët të rritur duhet të udhëtojnë në Arabinë Saudite për të kryer ritet fetare të haxhit, të paktën një herë në jetën e tyre, për aq kohë sa ata janë fizikisht dhe financiarisht në gjendje ta bëjnë këtë.
XS
SM
MD
LG