Ndërlidhjet

Vazhdojnë luftimet në Siri, njoftohet për viktima


Pamje nga luftimet e djeshme në Idlib
Pamje nga luftimet e djeshme në Idlib
Nga Siria raportohet për përleshje të shumta, të cilat e kanë shkelur armëpushimin e sotëm vetëm disa orë pasi hyri në fuqi.

Njoftohet se luftime të ashpra kanë ndodhur në provincën veriore të Idlibit, në mes të forcave qeveritare dhe kryengritësve.

Aktivistët sirianë thonë se luftimet kanë ndodhur edhe në afërsi të një baze ushtarake, duke lënë të vrarë disa njerëz në një lagje periferike të Damaskut.

Për vrasje të njerëzve është raportuar edhe në qytetet e Homsit dhe Idlibit. Ndërkohë, në vende të tjera, më mijëra protestues e kanë shfrytëzuar situatën për tu mbledhur në protesta kundër regjimit të Bashar Al-Assadit.

Armëpushimi ndërmjet forcave qeveritare të Sirisë dhe kryengritësve rebelë hyri në fuqi sot dhe është dashur të zgjasë gjatë katër ditëve të Festës së Kurban Bajramit.

I dërguari ndërkombëtar për krizën, Lakhdar Brahimi, ka thënë se armëpushimi mund të nisë procesin e përmbylljes së konfliktit 19-muajsh, në të cilin kanë humbur jetën dhjetëra mijëra njerëz.
XS
SM
MD
LG