Ndërlidhjet

Nga Turiqa dëgjohen të shtëna përtej kufirit, në Siri


Kufiri turko-sirian
Kufiri turko-sirian
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se burimet e saj kanë njoftuar sot se kanë dëgjuar mitralozë zjarri dhe predha të mortajave përgjatë kufirit turko-sirianë, në afërsi të qyetit sirian të Haramit, gjë që dëshmon edhe një herë se është prishur arëmpushimi katër ditor në Siri, që kishte për qëllim që të ndalonte vrasjet të paktën për këto ditë të festës myslimane të Bajramit.

Ende nuk dihet nëse gjuajtjet kanë ardhur nga ushtria siriane apo nga forcat rebele që po luftojnë që ta rrëzojnë presidentin Bashar Al-Assad.

Gjuajtjet më armë, sipas Reuters, mund të dëgjoheshin nga fshati kufitar turk, Besaslan, i cili ndodhet në provincën jugore të Hatayt.
XS
SM
MD
LG