Ndërlidhjet

Evakuuohet ambasada e Kanadasë në Washington


Ilustrim
Ilustrim

Ambasada e Kanadasë në Washington është evakuuar pas zbulimit të një letre dyshuese, në dhomën ku mbahej posta.

Zëdhënësi i ambasadës, Chris Plunkett tha se Shërbimet Sekrete Amerikane janë duke hetuar incidentin, por nuk dha detaje të tjera lidhur me letrën.

325 punëtorët e ambasadës u evakuuan në orët e hershme të mëngjesit, dhe u shpërndanë në Pennsylvania Avenue, një prej linjave kryesore në Washington, prej nga mund të shkohet te Shtëpia e Bardhë për 2.4 kilometra.

Shumë vetura të policisë janë parë në vendin e ngjarjes.
XS
SM
MD
LG