Ndërlidhjet

Pavarësisht festës, vazhdojnë luftimet në Siri


Pamje pas një shpërthimi në Damask
Pamje pas një shpërthimi në Damask
Shpërthime të veturave bombë dhe luftime në disa zona përgjatë Sirisë kanë karakterizuar ditën e parë të marrëveshjes për armëpushim në Siri, e cila shpresohej të zgjaste gjatë katër ditëve të festës së Bajramit.

Televizioni shtetëror njofton për të paktën pesë të vrarë gjatë shpërthimit të një veture në Damask.

Aktivistët sirianë thonë se tre ushtarë janë vrarë në sulme të ndara me bombë në qytetin Daraa.

Ndërkohë, grupi i ekstremistëve islamik Jabhat al-Nusra, i cili e ka refuzuar armëpushimin, është përplasur me trupat në një bazë jashtë qytetit të Maaret al-Numan, në rrugën ndërmjet Damaskut dhe Aleppos.

Qeveria siriane dhe grupi më i madh rebel në vend, Ushtria e Lirë Siriane, janë marrë vesh që ta mbikqyrin marrëveshjen për armëpushim, të ndërmjetësuar nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi.

Mirëpo që të dyja palët janë zotuar se do të kundërpërgjigjen, nëse sulmohen.
XS
SM
MD
LG