Ndërlidhjet

Ditë e përgjakshme në Irak, 20 të vrarë


Irak

Irak

Të paktën 20 njerëz kanë humbur jetën nga bombardimet dhe sulmet e tjera në Irak.

Në lindje të Bagdadit, nga një bombë e vendosur në anë të rrugës kanë humbur jetën të paktën 7 persona, në mesin e të cilëve disa fëmijë.

Në qytetin Taji, që ndodhet në veri të kryeqytetit, kanë vdekur pesë pelegrinë shiitë, pasi bomba ka qëlluar autobusin e tyre.

Disa raporte thonë se pelegrinët ishin iranianë.

Pesë njerëz po ashtu raportohet të jenë vrarë në qytetin verior të Mosulit.
XS
SM
MD
LG