Ndërlidhjet

Ukrainë: Zgjedhjet monitorohen nga OSBE-ja


Pamje nga votimet në UKrainë
Pamje nga votimet në UKrainë
Në Ukrainë sot po zhvillohen votimet e përgjithshme, në të cilat do të zgjedhen 450 anëtarë të parlamentit.

Partia e Rajoneve e presidentit të Ukrainës, Viktor Yamukovich, pritet se do ta mbajë shumicën në parlament, megjithë pakënaqësinë e publikut për ekonomi dhe korrupsion.

Ish kryeministrja e burgosur, Yulia Tymoshenko, u ka bërë thirrje shtetasve që të votojnë, megjithqë ajo theksoi se zgjedhjet janë jokorrekte “pavarësisht se kush fiton”.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në këto zgjedhje i ka dërguar afro 700 monitorues.

Bashkimi Evropian ka thënë se për Ukrainën është e domosdoshme mbajtja e zgjedhjeve korrekte, në mënyrë që raportet ndërmjet BE-së dhe Kievit të mund të lëvizin përpara.

Në muajin janar, Ukraina e merr presidencës e radhës së OSBE-së.
XS
SM
MD
LG