Ndërlidhjet

Brahimi thotë se gjendja në Siri po përkeqësohet


Lakhdar Brahimi dhe Sergei Lavrov

Lakhdar Brahimi dhe Sergei Lavrov


Gjatë vizitës së sotme në Moskë, i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi tha se “kriza është e rëndë dhe është duke u përkeqësuar”.

Këto deklarata ai i dha pas takimit me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Brahimi tha se ai nuk do të dekurajohet nga dështimi i armëpushimit, i cili ishte propozim i tij.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë sa më shumë që të mundemi dhe të bashkëpunojmë me të gjithë, brenda dhe jashtë Sirisë, për ta ulur nivelin e dhunës, dhe evenutalisht për t’i dhënë fund asaj, si dhe t’ia mundësojmë Sirisë ndërtimin e një Sirie të re”, ka thënë Brahimi.

Armëpushimi që planifikohej të fillonte të premten, dhe të zgjaste gjatë 4 ditëve të festës myslimane të Bajramit, u prish menjëherë, pasi forcat e Assadit dhe rebelët e fajësonin njëra tjetrën për sulme.

Aktivistët sirianë thonë se me qindra njerëz janë vrarë në Siri që nga e premta.
XS
SM
MD
LG