Ndërlidhjet

Zvogëlohet numri i krimeve të dhunshme në SHBA


Ilustrim
Ilustrim
FBI thotë se krimet e dhunshme që raportohen te policia në SHBA kanë rënë për 3.8 përqind vitin e kaluar, me gjithsej 1.2 milion raste. Është ky viti i pestë me radhë i rënies së kësaj shifre, njofton agjencia e lajmeve AP.

Numri i krimeve të pronës që janë raportuar te agjencitë e sundimit të ligjit ka zbritur për 0.5 përqind, në 9 milionë raste, që shënon vitin e nëntë me radhë të rënies së shifrave të krimeve të pronës.

Llogaritet se 41.3 përqind e rasteve të dhunës regjistrohen në jug të vendit, ndërsa 22.9 përqind në perëndim. Në pjesën qendrore janë regjistruar 19.5 përqind të rasteve të krimeve të dhunës, ndërsa në verilindje 16.2 përqind.

FBI njofton se armët e zjarrit janë përdorur në 2/3 e rasteve të vrasjeve në gjithë vendin.
XS
SM
MD
LG