Ndërlidhjet

Finlandë: Në zgjedhjet lokale, kryesojnë 3 partitë më të mëdha


Ilustrim
Ilustrim

Tri partitë më të mëdha politike në Finlandë vazhdojnë t’i mbajnë pozicionet e tyre të larta, gjatë zgjedhjeve lokale për 10 mijë ulëse të qeverisjes komunale.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara gjatë ditës së sotme, partia konservative Koalicioni Kombëtar e kryeministrit Jyrki Katainen ka fituar me rreth 22 përqind të votave, pasuar nga partneri i koalicionit, Partia Social Demkrate me 19.6 përqind, dhe partia opozitare e qendrës me 18.7 përqind.

Dalja në votime ishte 58 përqind e 4.3 milionë qytetarëve me të drejtë vote, shifër kjo më e ulët se ajo prej 61 përqind e elektoratit që kishin dalë në zgjedhjet e kaluara lokale në vitin 2008.

Këto janë zgjedhjet e treta në Finlandë brenda 18 muajve, që pasuan zgjedhjet presidenciale të muajit shkurt dhe ato parlamentare të muajit prill të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG