Ndërlidhjet

Në Rusi miratohet projektligji i “tradhtisë së lartë”


Ilustrim
Ilustrim
Dhoma e Lartë e Parlamentit Rus ka miratuar një projektligj të diskutueshëm, i cili e zgjeron përkufizimin e “tradhtisë së lartë”.

Këshilli Federal e miratoi sot këtë projektligj me 138 vota për, asnjë kundër, dhe tani vetëm pritet nënshkrimi i tij për tu bërë ligj.

Projektligji zgjeron numrin e aktiviteteve që konsiderohen tradhëti e lartë, përfshirë edhe bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare, që shihet si veprim kundër sigurisë së Rusisë.

Projektligji është kritikuar ashpër nga zyrtarët perëndimorë dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG