Ndërlidhjet

Negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE do të vazhdojnë


Berlin
Berlin
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Bashkimi Evropian është një “partner i sinqertë negociues” për pranimin e Turqisë brenda bllokut, pavarësisht mosmarrëveshjeve.

Pas takimit në Berlin me kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan, Merkel ka thënë se bisedimet për përpjekjet 25-vjeçare të Turqisë për t’iu bashkuar BE-së do të vazhdojnë, pavarësisht disa çështjeve që duhet të sqarohen.

Të martën, Erdogan ka thënë se Turqia mund të humbasë interesimin për t’u anëtarësuar në BE nëse nuk bëhet pjesë e saj deri më 2023.

Turqia ka aplikuar për t’iu bashkuar bllokut më 1987, ndërsa statusi i kandidatit i është dhënë në vitin 1999.

Negociatat për anëtarësim kanë nisur më 2005. Pengesat për hyrjen e Turqisë në BE kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet e saj për ishujt e ndarë të Qipros dhe kundërshtimet nga Franca dhe Gjermania – të dyja këto anëtare të rëndësishme të bllokut evropian.
XS
SM
MD
LG