Ndërlidhjet

Dënohet ndalimi i protestave në Bahrejn


Ilustrim
Ilustrim
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka dënuar fuqishëm ndalimin e demonstratave publike në Bahrejn.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, ka thënë se SHBA është “shumë e shqetësuar” me ndalesën, e cila “shkel liritë e të tubuarit dhe të shprehjes”.

Toner ka thënë po ashtu se ndalesa është në kundërshtim me premtimet e Bahrejnit për reforma.

Ministria e Brendshme e Bahrejnit ka thënë se ndalesa, e vendosur të martën, është e përkohshme.

Shumica shiite në mbretërinë e kontrolluar nga sunitët ka nisur valën e protestave në shkurt të vitit të kaluar, me qëllim që të fitojë më shumë zë politik.

Që atëherë janë vrarë dhe arrestuar dhjetëra njerëz.

Shiitët përbëjnë rreth 70 për qind të popullsisë së Bahrejnit.

Ky i fundit është strehë e Flotës së Pestë të Marinës së SHBA-së.
XS
SM
MD
LG